Vetëvendosje përballë analistëve / Pressing Chollet fajëson Kurtin dhe Vuçiqin: Asnjëra palë s’po e implementon sa duhet marrëveshjen

E publikuar: 18/05/2023 17:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Derek Chollet

Këshilltari Special i Sekretarit të Shtetit, Derek Chollet, në dëshminë e tij para Komitetit për Punë të Jashtme në Senatin Amerikan ka thënë se as Kosova e as Serbia nuk janë duke e implementuar marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe në Ohër.

I pyetur nga Kreu i Komitetit për Punë të Jashtme, Bob Menendez, për refuzimin e Aleksander Vuçiq për të nënshkruar marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër dhe implementimin e tyre, Cholet ka akuzuarr të dyja palët.

“Nuk po shohim shumë implementim nga asnjëra palë. Z. Escobar është shumë i foksuar në këtë cështje. Unë pata rastin të bisedojë me Borell gjatë vikendit. BE është mjaftë e fokusuar dhe kjo është arsyeja që ne jemi duke përdorur diplomaci intensive që palët t’a implementojnë marrëveshjen” ka thënë Chollet.

Menendez e ka pyetur Cholletin rreth një artikulli të “The New York Times”, ku Vuçiqit i përmendetn lidhjet me botën e krimit, Chollet ka thënë se shkrimi është kredbil.

“Chollet besojmë se po (është artikull kredibil), nuk mund të flas për detajet e artikullit por besojmë se ka shumë korrupsion…”

Në pyetjen e radhës se si mund të konsiderohet partner kredbil një politikan i tillë, Cholet ka thënë se janë duke e testuar Vuçiqin.

“Z. Kryesues ne duhet të testojmë diçka. Ne po e bëjmë këtë me sy të hapur, po e mbajmë përgjegjës Vuçiqin dhe kolegët e tij për korrupsionin e tyre dhe për sjelljet e tyre dhe aktivitetin e tyre. Kemi lëshuar sanksionet ndaj shumë personave në rajon. Kjo nuk ndodhë vetëm në një pjesë të rajonit , korrupsioni e mban rajonin larg integrimt në BE, ky është një proritet i lartë për ne, ambasadat tona punojnë fort në lidhje me këtë dhe ne në Uashington i kushtojmë vëmendje të madhe” ka thënë Chollet.