Vetëvendosje kërkon seancë të jashtëzakonshme rreth rezultateve të PISA-s

E publikuar: 07/12/2016 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja “Vetëvendosje” ka thirrur një konferencë për media dedikuar rezultateve të vlerësimit ndërkombëtar të arsimit, PISA.

Haskuka tha se bazuar në të gjeturat e PISA-s, i bie që nxënësit e Kosovës nga aspekti i dijes, janë 4 vjet mbrapa krahasuar me nxënësit e shteteve të tjera, ndërsa 6 vjet qëndrojnë mbrapa Singaporit.

Ai tha se për këtë çështje do të ketë një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.

Megjithatë, deputeti i VV-së, ka theksuar se në krahasim me komuna tjera, komuna e Prishtinës ka cilësi më të mira në sektorin e arsimit.