Vetëvendosje bëhet pjesë e organizatës ndërkombëtare të partive socialdemokrate

E publikuar: 27/06/2018 15:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot është bërë anëtare observuese në organizatën ndërkombëtare të partive socialdemokrate.

Këshilli i Internacionales Sociale ka votuar unanimisht kandidimin e Vetëvendosjes për të qenë pjesë e kësaj organizate, njofton Vetëvendosje.

“Deri para këtij vendimi, Lëvizja VETËVENDOSJE! merrte pjesë si subjekt politik me statusin e “të ftuarit” në disa prej mbledhjeve të Internacionales. Nga sot, Lëvizja do të ketë të drejtën të marrë pjesë në të gjitha punimet, mbledhjet dhe takimet e Internacionales Socialiste sipas statutit të organizatës, duke mundësuar lidhje më të forta me partitë e tjera politike të qendrës së majtë nga e gjithë bota”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje.