Vetëm ‘Vetëvendosja’ paguan borxhin e zgjedhjeve, partitë tjera mijëra euro borxh

E publikuar: 21/04/2018 15:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i KQZ-së, Adnan Rrustemi përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, ka bërë të ditur se vetëm lëvizja “Vetëvendosje”, i ka shlyer borxhet që i ka pasur nga zgjedhjet e fundit, teksa ka shtuar se paritë e tjera politike ende kanë mijëra euro borxh, transmeton “Zëri.info”.

Rrustemi po ashtu lidhur me këtë ka shkruar se për shkak të mos larjes së borxhit nga partitë politike atyre u janë ‘ndalur’, mjetet financiare deri në pagimin e borxheve, ndërsa Vetëvendosjes i janë lëshuar këto mjete.

Ja postimi i plotë i tij:

Vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shlyer borxhet nga zgjedhjet e fundit, ndërsa partitë tjera parlamentare ende kanë mijëra euro pa paguar nga gjobat e shqiptuara nga PZAP.

Prandaj, KQZ-ja i ka lëshuar mjetet financiare vetëm për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, ndërsa partitë tjera parlamentare mund të marrin mjetet financiare nga fondi i demokratizimit, vetëm kur të kenë shlyer të gjitha obligimet nga zgjedhjet e fundit.

Sjellja e përgjegjshme o është kudo, o askund. /ZERI