Vetëm 344 të vaksinuar në 24 orët e fundit

E publikuar: 13/12/2021 16:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse imunizimi i qytetarëve me dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë ka filluar, edhe pse administrimi i këtyre vaksinave mund të bëhet edhe ditëve të vikendit, duket se interesimi i qytetarëve ka rënë ndjeshëm.

Gjatë 24 orëve të fundit janë administruar vetëm 344 vaksina kundër koronavirusit, ndryshe nga një ditë më parë ku janë dhënë mbi 620 më shumë, pra 965 të tilla. Ndërkaq kjo shifër kur krahasohet me një ditë më parë, pra me të shtunën, vërehet se ka një rënie drastike, pasi në këtë ditë janë dhënë mbi 2 mijë e 980 vaksina.

Ndërkaq prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë administruar 1.644.733 doza të vaksinës. E me dozën e dytë janë imunizuar 772 mijë e 537 qytetarë.