Veseli: Si “BESA” I jepe deputetët LSDM, pa garrancë se do ta zbaton “Platformën shqiptare” (Video)

E publikuar: 12/02/2017 07:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë për Prosperitet Demokratik Abdyladi Veseli ka pohuar se për atë është e pa kuptimtë se si ka mundësi që Lëvizja Besa ta përkrah, apo ti falë LSDM nënshkrimet e deputetëve të sajë, pa marrë asnjë garancë se e njëjta do ta përkrah platformën shqiptare, dhe pikat e saja, ka thënë kryetari I PPD Abdyladi Veseli në debatin në “Studion e Hapur”, në TV NOVA, transmeton infosot.com.

“Nuk mund ta kuptoj se si ka mundësi që një subjekt politik maqedonas të përkrahet “bllanko”, nga një subjekt politik shqiptarë, më konkretisht lëvizja Besa pa marrë asnjë garancë se LSDM do ta zbaton platformën e partive politike shqiptare, dhe pikat që dalin nga ajo platformë, të cilën e kanë nënshkruar edhe vetë ajo. Me këtë po nënkuptoj se vetë tre partitë politike shqiptare të cilat nënshkruan këtë platformë kanë përçarje në mes tyre rreth zbatimin të sajë”, tha pohoj Veseli në “Studion e Hapur”, në TV NOVA.