Veseli për sulmin terrorist në Nice: Kosova është me popullin e Francës në mbështetje të vlerave të përbashkëta demokratike

E publikuar: 29/10/2020 18:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është shprehur i shokuar nga sulmi terrorist në Nice të Francës.

Ai ka shkruar në rrjetin social Twitter se populli i Kosovës qëndron me popullin e Francës, në mbështetje të vlerave të përbashkëta demokratike, ndërsa u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

“I shokuar nga sulmi terrorist në Nice. Në këto kohë të errëta, populli i Kosovës qëndron me popullin e Francës, në mbështetje të vlerave tona të përbashkëta demokratike. Ngushëllime familjarëve të viktimave të këtij sulmi makabër”, ka shkruar Veseli.