Veseli pas rezultatit të zgjedhjeve: Dëshmuam se jemi fuqia e parë

E publikuar: 30/11/2017 21:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se prioritet i kësaj partie ka qenë rikthimi i fuqishëm si partia e parë në nivel të vendit dhe në të njëjtën kohë fillimi i reformave brenda partisë, njofton Klan Kosova.

“PDK ka pasur një rezultat që ka qenë shumë pozitiv”, tha Veseli në Zonën e Debatit në Klan Kosova për rezultatet e 22 tetorit në zgjedhjet lokale.

“Në Prizren, në Ferizaj dhe në Mitrovicë, në tri qytete nga shtatë qendrat më të mëdha të Republikës së Kosovës fituam bindshëm”.

“U tregua se në të njëjtën kohë fituam ulëse më së shumti për këshilltarë komunalë në Republikën e Kosovës”.

“Dëshmuam se jemi fuqia e parë”.

“Është e vërtetë, balotazhi nuk e ka reflektuar vullnetin e qytetarëve, por këto janë rregullat e lojës”

Sipas Veselit, nuk po është shumë lehtë kur, siç tha ai, po ndërrojnë rregullat e lojës.

“Por kjo nuk po sjell kualitet as të mirë për qytetarët”.

Veseli ka thënë se rikthimi i fuqishëm i PDK-së më 22 tetor i ka frikësuar subjektet tjera.

“Nuk e kanë pritur”.

Ai tha se ata janë bërë me një dëshirë dhe qëllim të madh të përbashkët për ta rrëzuar PDK-në.

“Në të njëjtën kohë PDK nuk ka qenë aq vigjilente sa duhet në raundin e dytë”

“Në radhë të parë në ruajtjen vullnetit të qytetarëve”.

Veseli tha se ka qenë edhe vetëkritik, dhe tha se mund të ketë qenë një vetëkënaqësi dhe një mungesë e angazhimit ndoshta në raundin e dytë që mund t’i ketë dëmtuar.

“Ka shumë gjëra që janë drejt përmirësimit në Partinë Demokratike të Kosovës”.

“Në të njëjtën kohë jemi duke analizuar edhe pjesën që lidhet drejtpërdrejt nga lidershipi dhe pastaj pjesën e strukturave”.

“Ne duhet t’ia hapim një epokë të re Partisë demokratike të Kosovës”.

“Ne kemi qenë korrektë”.

“Unë do të thosha ka qenë një frikë e rikthimit të fuqishëm të Partisë Demokratike të Kosovës, dhe fuqizimit”.

“Oponentët politikë e kanë një frikë kur rikthehet një parti politike fuqishëm”.

Veseli tha se ata kanë edhe energjinë që t’i bëjnë bashkë edhe ata që nuk paramendoheshin bashkë.