Veseli nis “turin e liberalizimit”, me një të tillë e kishte rrëzuar Mustafën një vit më par (Video)

E publikuar: 02/02/2018 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me ture dëgjimi nëpër komuna kishte nisur Kadri Veseli para se të rrëzonte Isa Mustafën nga posti i kryeministrit dhe një nga shkaktarët kryesorë pse ra koalicioni i mbi dy të tretave PDK-LDK, ishte dështimi i Isa Mustafës për të siguruar votat për demarkacionin.

Në stilin e njëjtë gati pas një viti, Kadri Veseli paraqitet prapë, raporton KTV.

Ai u shpjegon studentëve sesi demarkacioni duhet të kalojë ndryshe liberalizim nuk ka. Por, këtë Veseli e quan tur liberalizimi.

Madje është i sigurt se marrëveshja do të kalojë e për këtë sheh angazhim edhe nga vetë kryeministri, pavarësisht që ky i fundit qëndrimet kundër tashmë i ka bërë të qarta.

Për demarkacionin, Veseli foli si një nga kushtet për liberalizim pas takimit që pati me ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri, kryesuesin e KGJK-së Nehat Idrizi e kryesuesin e këshillit prokurorial Blerim Isufaj.

Thanë se po bëjnë punë të madhe që pos demarkacionit të plotësojnë edhe kriterin e luftës ndaj krimit e korrupsionit.

Veseli foli edhe për vetingun, tha se do të bëhet shpejt.

Kur u pyet për Aleksandër Lumezin, që në përgjime shefi i legjislativit dëgjohet duke thënë se “është i yni e na duhet” Veseli nuk u përgjigj, por foli Ministri Tahiri e që e lavdëroi për punë Lumezin.

Për suksese folën edhe Blerim Isufaj e Nehat Idrizi.

Në këtë takim ishin edhe përfaqësues të zyrës së BE-së e Ambasadës amerikane