Veseli fton kyretarёt e partive politike nё një tryezë diskutimi

E publikuar: 03/05/2018 16:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra e PDK-sё nё njё komunikat pёr media njofton se Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u ka dërguar sot ftesë krerëve të partive politike, për një tryezë diskutimi që ka për qëllim arritjen e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Republikës së Kosovës.

Takimi i thirrur nga kryetari Veseli do të mbahet ditën e martë, datë 8 maj, ora 13:00, në Sallën C301, në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë tryezë, kryetari Veseli ka propozuar të diskutohet për çështjet më prioritare për shtetin, me theks të veçantë për:

Fazën përfundimtare të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi;
Hartimin e Statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe;
Agjendën e Integrimeve Evropiane;
Formimin e Ushtrisë së Kosovës;
Reformën Zgjedhore.