Veseli: “Fillim i Ri” do përkrah fshatin Greme dhe Kosovën

E publikuar: 22/05/2017 10:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli mbrëmë ka vazhduar takimin me banorët e fshatit Greme të Ferizajt.

Përmes një postimi në llogarinë personale në Facebook, ai këtë e bërë të ditur duke thënë se ai aty është zotuar se Fillimi i Ri do e përkrah këtë fshat.

“Populli ynë është punëtor, e fshati Greme i Ferizajt është shembull për shpirtin ndërmarrës. Mbrëmë u takova me njerëz të mirë të këtij fshati dhe u zotova që Fillimi i Ri do ta përkrahë Gremen dhe do ta përkrahë Kosovën të bëhet si Gremja. #FillimiRi”, ka thënë Veseli./Indeksonline/