
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se ka lënë porosi që nesër, me rastin e 8 marsit, transporti publik në Tiranë të jetë falas për gratë dhe vajzat.
Veliaj shkruan se zonjat, nënat, vajzat japin çdo ditë kaq shumë nga dashuria, përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre qytetit, shkruan InfoSot.
Postimi i plotë i Erion Veliajt:
8 Marsi, Veliaj: Kam lënë porosi që nesër transporti publik në Tiranë të jetë falas për gratë dhe vajzat
Nesër është 8 Marsi dhe u lashë porosi kolegëve të Bashkisë që, të gjitha nënat, zonjat, dhe vajzat, të cilat i japin çdo ditë kaq shumë nga dashuria, përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre qytetit, të udhëtojnë FALAS në të gjitha linjat e transportit urban të Bashkisë së Tiranës.
Faleminderit për punën tuaj të jashtëzakonshme!