Vela: Vuçiqi po e shkel Marrëveshjen e Ohrit, sanksionet duhet të pasojnë

E publikuar: 10/04/2023 15:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duhet sanksionuar për deklaratën e fundit që ka dhënë.

Vuçiq ka deklaruar se do të zbatojë disa pjesë të marrëveshjes që u arrit në Ohër, jo të gjithën.

“Vuçiq për RTS-në e Serbisë duke folur për zbatimin e marrëveshjes me Kosovën: “Ne do të zbatojmë disa pjesë (të marrëveshjes), ndërsa të tjerat jo. E kam bërë të qartë atë që nuk do të zbatoj.” Është rënë dakord për një kontradiktë të qartë me qëndrimin e BE-së. Sanksionet duhet të pasojnë!”, ka shkruar Vela në Twitter.