Vela pas lajmit për KiE: Ky sukses është rezultat i lobimit të gjerë diplomatik të institucioneve të Kosovës

E publikuar: 24/04/2023 16:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar lidhur me kalimin e fazës së parë së Kosovës në anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

“Ky sukses është rezultat i lobimit të gjerë diplomatik të institucioneve të Kosovës dhe mbështetjes së jashtëzakonshme nga vendet partnere!”, ka shkruar Vela.

Vela ka thënë tutje se pavarësisht pengesave të Serbisë dhe shkeljes së marrëveshjes së Brukselit/Ohrit, ky është zbatimi aktual i nenit 4.

“Kosove lart e tutje”, ka shtuar shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela.