Vdes veterani i UÇK-së, Ejup Salihu

E publikuar: 12/12/2021 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ushtari i Ushtirës Çlirimtare të Kosovës, Ejup Salihu ka vdekur sot.

Salihu vinte nga Anamorava, më saktësisht nga Gjilani.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ish-kryetari i komunës, Lutfi Haziri.

“Sot ia dhamë lamtumirën e fundit Ejup Salihut, ish i burgosur politik gjatë luftës dhe veteran i UÇK-së, i cili u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë. E kemi ndarë bashkë qelinë e burgut në atë kohën e pakohë dhe do ta kujtoj gjithmonë për rezistencën e tij për lirinë e shqiptarëve.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëveprimtarêve, miqve e farefisit. Lamtumirë, miku im i shtrenjtë”, ka shkruar Haziri.