Vdes një shtetas gjerman në QKUK, nisin hetimet

E publikuar: 30/10/2021 08:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një shtetas gjerman në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“QKUK Prishtinë 29.10.2021 – 08:25. Raportohet se në QKUK Prishtinë, ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas gjerman. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.