Vdes një person në Lipjan, dyshohet se u godit nga mikseri që përzien cimenton

E publikuar: 21/09/2021 15:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka vdekur në Lipjan në rrugën “Bajram Gashi” sot në mëngjes rreth orës 08:50.

Policia ka pranuar informatën se personi në fjalë ishte i lënduar rëndë, ku ekipi emergjent e ka konstatuar vdekjes e viktimës.

Kështu tha për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin.

“Rreth orës 08:50 është pranuar informata për një person të lënduar rëndë, në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen. Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”.

Klankosova.tv mëson jozyrtarisht se dyshohet se viktima është goditur nga mikseri e cila përzien cimenton.