Vdes një grua nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Podujevë

E publikuar: 31/12/2018 15:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga aksidenti që ka ndodhur në fshatin Penuh, rruga Prishtinë-Podujevë, ka vdekur një grua.

Rastin e ka konfirmuar për KOHA.net, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 14:00 e kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Penuh të Podujevës, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Ne këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar 8 persona. Njeri nga të lënduarit (femër) nuk ka arritur të përballoj plagët e shkaktuara dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Ndërkohë që personat e tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti. 15:21

Të paktën 8 persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë 3 vetura.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Podujevë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Penuhë.

Theksohet se dëmet materiale janë katastrofale. Ende nuk është bërë i ditur shkaku i aksidentit.