Vdes në spitalin e Pejës 71 vjeçari i dënuar për vrasje të rëndë

01.12.2021 11:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vdes në spitalin e Pejës 71 vjeçari i dënuar për vrasje të rëndë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në Spitalin Rajonal të Pejës ka vdekur një i burgosur i cili ishte i dënuar për vrasje të rëndë.

Në njoftim bëhet e ditur se 71-vjeçari me inicialet S.L. që nga pranimi ka qenë i hospitalizuar në Stacionarin e Burgut të Qendrës Korrektuese në Dubravë, ku po trajtohet për sëmundje të shumta.

“Kohëve të fundit ka pasur komplikime si pasoje e metastazave tumorale, të cilat janë shprehur me ascit (lëng në abdomen) dhe rertentio urinae, si dhe komplikime të tjera, të cilat i kanë vështirësuar funksionimin për të cilin është kujdesur stafi mjekësor i stacionarit, në vazhdimësi. Si pasojë e kësaj, dy javët e fundit ka qenë i shtrirë nën kujdesin e vazhdueshëm në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

ShKK ka bërë të ditur se 71-vjeçari po vuante dënimin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

“I njëjti ishte i dënuar për Veprën Penale; Vrasje e rëndë. Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Vdes në spitalin e Pejës 71 vjeçari i dënuar për vrasje të rëndë

Vdes në spitalin e Pejës 71 vjeçari i dënuar për vrasje të rëndë

Shefqet Krasniqi thotë se kijameti është afër: Një nga shenjat ndërtimi i pallateve të mëdha

Arrestohet një i dyshuar për grabitjen e parave të bankës në rrugën Prishtinë-Gjilan

“Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekonomik”, AAK-ja mban tryezë diskutimi

BE thirrje Serbisë: Të lejohen ministrat nga Kosova ta vizitojnë Preshevën

Pa certifikatë vaksinimi me të dyja dozat s’ hyn në punë në institucione publike

Bajrami: Nuk besoj se duhet të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme

Mashtrimi i qytetarëve me telefona nga shitësit e Mobil Shop-ave (VIDEO)

Specialja kundërshton garancinë e Policisë për lirimin e Thaçit, (keq)përdorë një foto me ish-drejtorin e Policisë

A e dini cila është lidhja familjare në mes të Bashkim Jasharit dhe Rrahman Ramës?

Për dy qese plastike, qytetarët do të paguajnë aq sa kushton një bukë 

Këto janë masat e reja antiCOVID që do të votohen në mbledhjen e sotme të qeverisë

Varhelyi shprehet optimist se të rinjtë e Kosovës së shpejti do të udhëtojnë pa viza

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, flet për Kosovën në një konferencë për siguri globale

Kush dhe pse po proteston në Serbi?   

Kush dhe pse po proteston në Serbi?   

Një vdekje dhe tetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë