Vdes në moshën 55-vjeçare legjenda e futbollit ferizajas

E publikuar: 05/08/2021 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Legjenda e futbollit ferizajas dhe ish-drejtori i klubit të Ferizajt, Nadir Haxhimusa, ka vdekur sot herët në mëngjes në moshën 55 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e ish-futbollistit dhe ish-drejtorit sportiv të Ferizajt e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu.

Haxhimuas ishte ndër shtyllat kryesore të klubit të Ferizajt në dekadat e fundit.

Në një njoftim në Facebook, Aliu futbolli ferizajas e më gjerë është sot në zi, pasi e humbi një qytetar shembullor.

“Mëngjesi çeli me lajmin e pikëllueshëm, për ndarjen e hershme nga jeta të futbollistit të plejadës së artë, drejtorit e trajnerit sportiv nga më të mirët, një nga shtyllat mbajtëse të historisë së Klubit të Futbollit “Ferizaj”, mikut tim e bashkëpunëtorit tonë, Nadir Haxhimusa”, shkroi ai.