Vdes ish-kryetari i Podujevës

E publikuar: 30/11/2021 14:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në moshën 75 vjeçare, ka vdekur sot ish-kryetari i parë i Komunës së Podujevës, Sylejman Gashi.

Këtë e bënë të ditur familjarët e tashmë të ndjerit, të cilët shkruajnë se varrimi i Gashit do të bëhet të mërkurën në varrezat e fshatit Dobërdol, përcjell Klankosova.tv.

”Ju njoftojmë se sot, ndërroi jetë babai ynë, Sylejman Qerim Gashi, duke na lënë të pikëlluar përjetësisht! Varrimi bëhet nesër, me datën 1 dhjetor 2021 në orën 13:00, në varrezat e fshatit Dobërdol”, thuhet në njoftimin e tyre mortar.

Gashi ishte emëruar kryetar i Podujevës pas luftës, deri në zgjedhjet e para komunale.