Vdes edhe babai i 15-vjeçarit të vrarë në Gradicë të Drenasit

E publikuar: 15/04/2021 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bekim Muja, babai i 15 vjeçarit që mbeti i vdekur në ngjarjen e rëndë të disa ditëve më parë në fshatin Gradicë të Drenasit, ka ndërruar jetë.

Lajmin mbi vdekjen e ka konfirmuar miku i ngushtë i tij, Burim Klinaku.

“Sap morra lajmin si paska vdek Bekim Muja ishall allhu eka dergu ne lule te gjenetit dotna mungo” shkruan Klinaku në Facebook.

Muja prej ditësh po luftonte me jetën në QKUK pas plagëve të marra nga përleshja me armë zjarri ku mbeti i vdekur edhe djali i tij i mitur.