Vdes 27-vjeçari që u plagos mbrëmë në Klinë

E publikuar: 17/06/2021 08:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

27-vjeçari që u plagos mbrëmë në Klinë ka vdekur, meqenëse s’ka mundur t’iu përballojë plagëve të marra.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 02:15, ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra, personi që është plagosur mbrëmë. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Rugova.

Express merr vesh se viktima është i moshës 27-vjeçare, e lidhur me rastin Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar.Reklamë

“Sonte rreth orës 21:00 ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë. Lidhur me këtë rast, është plagosur një person, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, për trajtim të mëtutjeshëm. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë mbrëmë Rugova.