Vdekjet në QKUK, Baftiu kërkon përgjegjësi nga ish ministri Rrahmani

E publikuar: 14/09/2017 10:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e VV –së, Besa Baftiu ka bërë përgjegjës për vdekjet e dyshimta në QKUK, ish kreun e Ministrisë së Shëndetësisë, Imet Rrahmani.

Më tej ajo ka kërkuar nga ministri i ri I Shëndetësisë Uran Ismajli që të shkarkojë drejtorin e SHSKUK-ës Curr Gjoca, pasi sipas sa është zgjedhur nga grupi I aferës “Pronto”, shkruan infosot.

Statusi i plotë i Besa Bahtiut

Përgjegjësi për vdekjen e 4 pacienteve ne QKUK duhet te jep ish ministri i shendetsise Imet Rrahmani sepse keto vdekje ndodhen javen e kaluar pa u krijuar qeveria, e nese do ministri i ri shendetesise qe te gjej ilaqin siq ka thene, te shendetesise kosovare te ciles i ka hy kanceri duhet te shkarkoje pikesepari drejtorin e SHSKUK-se Curr Gjoca i cili dihet se eshte zgjedhur me aferen pronto, dhe te kerkoje llogari dhe pergjegjesi nga te gjithe udheheqesia ne SHSKUK.