Vdekja e senatorit amerikan James Inhofe, Haradinaj: Pata nderin ta njohë, ishte mbështetës i madh i krijimit të Ushtrisë së Kosovës

E publikuar: 09/07/2024 20:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-senatorit amerikan Jim Inhofe

Haradinaj ka thënë se Inhofe ishte një mik i Kosovës që i ka rënë rasti ta njoh gjatë bisedave për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

LEXO EDHE:

Vdes ish-senatori amerikan Jim Inhofe, ishte mbështetës i Kosovës

“Kosova humbi një nga miqtë e saj të shquar, ish-Senatorin amerikan nga Partia Republikane, James Inhofe. Senatorin Inhofe pata nderin ta njoh në kohën e bisedave për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, gjatë komunikimit tim në Shtëpinë e Bardhë, Senat, Kongres, Pentagon e në Departmentin e Shtetit”.

“Ai ishte mbështetës i fuqishëm i krijimit të Ushtrisë së Kosovës nga përgjegjësia e kryetarit të Komitetit për Forcat e Armatosura, në Senat. I paharruar kujtimi për Senatorin Inhofe! Ngushëllime familjes, miqve dhe popullit amerikan”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.