Vdekja e pacientit pas operacionit në QKUK, edhe policia po e trajton informatën

E publikuar: 05/01/2023 23:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin ku një pacient vdiq pas operacionit në QKUK, më konkretisht në Klinikën e Kardiologjisë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se janë duke e trajtuar informatën në koordinim me prokurorinë dhe institucionet e tjera.

“Jemi duke e trajtuar këtë informatë në koordinim me prokurorinë dhe institucionet e tjera përkatëse”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, gazeta Shneta më herët ka raportuar se Inspektorati Shëndetësor ka zbarkuar sot në këtë klinikë dhe po e heton rastin.

Ndërkaq, është paralajmëruar se do të ketë hetime edhe nga prokurori i Odës së Mjekëve të Kosovës.