Vazhdon debati me Petkoviq, Kusari i insiston në marrëveshjen me njohje reciproke

E publikuar: 10/07/2022 22:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çështja e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, ka bërë që të vazhdojë akoma, disktuimi virtual me polemika, mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe kryenegociatorit të palës serbe, Petar Petkoviq.

”Ai që kundërshton dhe lufton njohjen reciproke kur flet për kompromis, as nuk e di se për çfarë flet. FUND!”.

Dhe:

”Fillim tjetër nuk ka Petar Petkoviq, i gjithë procesi është një përpjekje për të normalizuar rajonin pas luftërave të nisura dhe të humbura nga Serbia në ish Jugosllavi. Dialogu aktual Kosovë-Serbi ka të bëjë me një marrëveshje, në qendër të së cilës është njohja reciproke”, janë reagimet e fundit të Kusari-Lilas, në twitter, ndërsa i përgjigjet shefit të ashtuquajturës zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviqit, i cili i tha se ajo çfarë kërkoi në lidhje me dialogun nuk kanë të bëjnë me ëndrrat dhe dëshirat e saj.