Vazhdojnë pritjet dhe kolonat e gjata në Merdare

E publikuar: 31/07/2019 14:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qytetarët vazhdojnë të përballen me pritje dhe kolona të gjata nëpër kufijtë e Kosovës.

Krahasuar me ditët e kaluar, pritjet dhe kolonat e gjata janë shtuar në dalje të Kosovës.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka publikuar statistikat e fundit në lidhje me pritjet dhe kolonat nëpër kufijtë e Kosovës me Serbinë.

Sipas këtyre statistikave, fluksi më i madh si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës është në pikën kufitare Merdare.

Në hyrje të Kosovës pritja është një orë e gjysmë apo 90 minuta dhe kolona është deri në 200 metra, kurse në dalje të Kosovës pritja është rreth dy orë e gjysmë apo 140 minuta, kurse kolona është e gjatë 250 metra, shkruan lajmi.net.

Po ashtu edhe në pikën kufitare Muçibabë, pritja për në hyrje të Kosovës është një orë dhe kolona është e gjatë 200 metra.

Kurse në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritja për në hyrje të Kosovës është 10 minuta kurse për në dalje është 20 minuta.

Sipas këtyre statistikave, nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare pritjet si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës nuk janë më shumë se 15 minuta.