Valon Berisha rikthehet në fushë pas 3 muajve mungese nga lëndimi

E publikuar: 13/07/2021 10:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Valon Berisha e ka nisur mirë përgatitjen për sezonin e ri.

Mesfushori kosovar, Valon Berisha është rikthyer fushës së blertë pas lëndimit të pësuar që e mbajti atë jashtë afro katër muaj, transmeton lajmi.net.

Berisha ishte lënduar me katër prill në ndeshjen ndaj Rennes në kuadër të Ligue 1 dhe që atëherë nuk ka bërë ndonjë paraqitje as për klubin as për Kombëtaren.

Ai është rikthyer në fushë duke zhvilluar 45 minuta lojë në ndeshjen miqësore ndaj Auxerre.

Berisha përmes llogarisë së tij në Instagram, u shpreh i kënaqur me rikthimin.

“45 minutat e parë në tre muaj, kënaqësia e rikthimit në fushë është e papërshkrueshme”, shkroi Valon Berisha.