Vaksinimi kundër kancerit në mitër pritet të fillojë këtë vjeshtë

15.06.2022 19:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vaksinimi kundër kancerit në mitër pritet të fillojë këtë vjeshtë

Vaksinimi për mbrojtje nga kanceri në mitër, në Kosovë pritet të fillojë në vjeshtë
300 vaksinat kundër kancerit në qafën e mitrës që janë pritur të vinë në muajin maj, nuk kanë arritur ende në Kosovë. Por, sipas zëdhënësit për media në Ministrin e Shëndetësisë, Faik Hoti vaksinimi kundër kancerit në qafën e mitrës pritet të nisë në vjeshtë.

Ai thotë se, këtë vit vaksinimi do te jetë i rekomanduar për kategori të femrave të moshës 11-15 vjeçe.

“Sivjet vaksinimi do te jetë i rekomanduar për kategori të femrave të moshës 11-15 vjeçe dhe femrat qe se kanë filluar ende aktivitetin seksual, atyre me indikacione apo atyre me predispozita gjenetike për kancer të qafës së mitrës , ndërsa vitet vijuese synohet të përfshihet si vaksinë në kuadër të programit të rregullt të vaksinimit në Kosove”, thotë Hoti.

E, në Kosovë këtë vit tani janë regjistruar 16 raste të reja me kancer në qafën e mitrës, dhe gjendja nuk dallon nga viti i kaluar. Kështu thotë për arbresh.info drejtori i Klinikës së Onkologjike në QKUK, Ardian Mullaki.

”Prej fillimit të vitit deri me tani janë regjistruar 16 raste të reja me kancer në qafën e mitrës në Kosovë, dhe gjendja nuk dallon nga viti i kaluar”, thotë ai.

Vaksinat kundër virusit (HPV) që shkakton kancerin e qafës së mitrës, sigurohen përmes UNICEF-it.

Vaksina kundër pipilloma virusit (HPV), është vaksinë e cila mbron vajzat dhe gratë nga sëmundja e kancerit të qafës së mitrës. Papilloma virusi transmetohet kryesisht përmes marrëdhënieve seksuale dhe mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme te personat e prekur, përfshirë kancerin e qafës së mitrës te gratë.

Në bazë të studimeve të bëra nga organizata “Cancer Research”, me seli në Britani, vaksina HPV zvogëlon rastet e kancerit të qafës së mitrës për gati 90 për qind. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vaksinat HPV funksionojnë më mirë nëse administrohen përpara ekspozimit ndaj papilloma virusit.

Shqipëria ka paralajmëruar futjen e vaksinës HPV në kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit.

Në Maqedoninë e Veriut, kjo vaksinë është në kalendar, ndërsa nga viti 2013 është obligative për grup-moshën 12 deri në 26 vjeçe dhe jepet në tri doza.

Në kalendarin e vaksinimit të Serbisë është po ashtu HPV, por vaksina nuk është e obligueshme, është e rekomanduar.

Në vitin 2020, Mali i Zi ka ndarë buxhet për vaksinën HPV, por ato mjete janë përdorur për nevojat e trajtimit të pandemisë COVID-19, e cila ka shpërthyer në atë vit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kosova në pritje të liberalizimit të vizave, Osmani: Nisem drejt Brukselit me shpresë, por pa pritje të mëdha

Kosova në pritje të liberalizimit të vizave, Osmani: Nisem drejt Brukselit me shpresë, por pa pritje të mëdha

Kuvendi nesër me dy seanca, pikë e rendit të ditës edhe Trusti

Kuvendi nesër me dy seanca, pikë e rendit të ditës edhe Trusti

Aksidentohen dy automjete të FSK-së në Gjilan, tre të lënduar

Aksidentohen dy automjete të FSK-së në Gjilan, tre të lënduar

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Pence do ta vizitojë Shqipërinë të enjten

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Pence do ta vizitojë Shqipërinë të enjten

“Më kanë sjellë deri kur i ka ra bishti çekiçit” – Rrahja për një lojë futbolli në Vushtrri (VIDEO)

“Më kanë sjellë deri kur i ka ra bishti çekiçit” – Rrahja për një lojë futbolli në Vushtrri (VIDEO)

Bislimi: Me udhërrefyesin kemi kthyer situatën në normalitet, por pa thënë që marrëveshja për energjinë është e mirë

Bislimi: Me udhërrefyesin kemi kthyer situatën në normalitet, por pa thënë që marrëveshja për energjinë është e mirë

Haradinaj i krahasoi Kurtin e Konjufcën me Rrahman Morinën, reagon Avdyli: Fyerja më e madhe e një politikani që nga paslufta

Haradinaj i krahasoi Kurtin e Konjufcën me Rrahman Morinën, reagon Avdyli: Fyerja më e madhe e një politikani që nga paslufta

Kurti u drejtohet serbëve në serbisht, kërkon propozimet dhe sugjerimet e tyre

Kurti u drejtohet serbëve në serbisht, kërkon propozimet dhe sugjerimet e tyre

Haradinaj: Hashim Thaçi ua ka rritë pagat njerëzve, i vetmi kryeministër që s’ka rritë një cent në pagë është Albin Kurti

Haradinaj: Hashim Thaçi ua ka rritë pagat njerëzve, i vetmi kryeministër që s’ka rritë një cent në pagë është Albin Kurti

KEDS ka një thirrje për qytetarët pas erërave të forta

KEDS ka një thirrje për qytetarët pas erërave të forta

Haradinaj tregon sa para i kishte tërhequr nga Trusti

Haradinaj tregon sa para i kishte tërhequr nga Trusti

Ahmeti tregon çka u fol në tavolinë me Edi Ramën, a tha se do ta rrëzojë Kurtin në shtator?

Ahmeti tregon çka u fol në tavolinë me Edi Ramën, a tha se do ta rrëzojë Kurtin në shtator?

Ashtu siç pritej, Vjosa Osmani ia aprovon Kurtit marrëveshjen me Serbinë

Ashtu siç pritej, Vjosa Osmani ia aprovon Kurtit marrëveshjen me Serbinë

Krasniqi: Projektligji për konfiskimin e pasurisë rrezikon seriozisht të drejtat e njeriut

Krasniqi: Projektligji për konfiskimin e pasurisë rrezikon seriozisht të drejtat e njeriut

Shala: Dokumenti i nënshkruar sot nuk mund të ratifikohet në Kuvend, e çuditshme si nuk u ndryshua asjgë nga marrëveshja e vitit 2013-2015

Shala: Dokumenti i nënshkruar sot nuk mund të ratifikohet në Kuvend, e çuditshme si nuk u ndryshua asjgë nga marrëveshja e vitit 2013-2015

Kurti: Po punojmë për krijimin e një politike kulturore, që do të rezultojë me demokraci dhe gjithpërfshirje

Kurti: Po punojmë për krijimin e një politike kulturore, që do të rezultojë me demokraci dhe gjithpërfshirje