Uta Ibrahimi mësyn majën Dhaulagiri me një grup të përbërë vetëm nga gratë alpiniste

28.04.2021 16:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Uta Ibrahimi mësyn majën Dhaulagiri me një grup të përbërë vetëm nga gratë alpiniste

Pas ngjitjes me sukses në malin më vdekjeprurës të botës, Annapurna 8,091 m, Uta Ibrahimi na bëri edhe një herë tjetër krenar si komb, kësaj radhe duke u rankuar si femra e parë nga Ballkani që ka ngjitur 6 majat më të larta të botës.

Uta ska të ndalur, duke qenë se ndodhet në Nepal, ajo ka vendosur që t’i bashkohet një ekspedite shumë të vecantë , e cila udhëhiqet dhe përbëhet nga femrat më të zonja në alpinizëm nga vendet e ndryshme të botës, të cilat kësaj radhe ia kanë mësyer ngjitjes së majës Dhaulagiri.

Dhaulagiri është maja e shtatë më e lartë në masifin e Himalajave duke u ngritur në 8,167 m. Një mision kaq sfidues si ngjitja e Dhaulagirit, i udhëhequr dhe realizuar nga gratë do të bëj bujë në botë duke riafrimuar edhe një herë fuqinë dhe rolin e gruas në shoqëri.

Për realizimin e kësaj ekspedite, dhe për të qenë pjesë e këtij grupi edhe një grua shqiptare, Uta ka inicuar mbledhjen e fondeve që mbështesin shpenzimet e ekspeditës. Fatkeqësisht fondet nuk kanë arritur të grumbullohen ende.

Çka e bën grupin e ekspeditës edhe më të vecantë, është personi 83 vjeqar – Carlos Soria, i cili i është bashkuar ekspeditës për të ngjitur majën Dhaulagiri(8,091 m) për të dymbëdhjetën here.

Prandaj përvec rëndësisë së ekspeditës për fuqinë e gruas, zt. Carlos na shërben si shembull se mosha me të vërtetë është vetëm numër, dhe me vullnetin e duhur gjithcka është e mundur.Tashmë, Uta ndodhet në kampin bazë në Dhaulagiri, ku ndodhen edhe ekipe tjera.

Për shkak të kushteve atmosferike, stuhive dhe faktorëve tjerë ekipet po presin që ngjitjet t’i nisin më së largu me 5 Maj, kur priten kushte më të favorshme për nisjen e rrugëtimit.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ministri kroat i Shëndetësisë: 15 persona janë lënduar rëndë, përfshirë një vajzë të mitur

Ministri kroat i Shëndetësisë: 15 persona janë lënduar rëndë, përfshirë një vajzë të mitur

Abdixhiku për aksidentin në Kroaci: Ditë e rëndë për Kosovën

Abdixhiku për aksidentin në Kroaci: Ditë e rëndë për Kosovën

Krasniqi: Me trishtim mora lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci

Krasniqi: Me trishtim mora lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci

Media kroate tregon shkakun e aksidentit, thotë se njëri nga shoferët vdiq

Media kroate tregon shkakun e aksidentit, thotë se njëri nga shoferët vdiq

Aksidenti në Kroaci, reagon kryekuvendari i Kosovës

Aksidenti në Kroaci, reagon kryekuvendari i Kosovës

Aksidenti në Kroaci – Osmani: Shteti i Kosovës do të jetë në krah të familjeve të atyre që humbën jetën

Aksidenti në Kroaci – Osmani: Shteti i Kosovës do të jetë në krah të familjeve të atyre që humbën jetën

Aksidenti në Kroaci, Kurti: Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë

Aksidenti në Kroaci, Kurti: Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë

Ministri kroat Radman telefonon ministren Gërvalla për ta informuar për aksidentin tragjik

Ministri kroat Radman telefonon ministren Gërvalla për ta informuar për aksidentin tragjik

Raportohet se rreth 20 persona mbetën të bllokuar brenda autobusit që u aksidentua tragjikisht në Kroaci

Raportohet se rreth 20 persona mbetën të bllokuar brenda autobusit që u aksidentua tragjikisht në Kroaci

Kryeministri i Kroacisë reagon pas aksidentit tragjik të autobusit kosovar

Kryeministri i Kroacisë reagon pas aksidentit tragjik të autobusit kosovar

Policia kroate jep detaje për aksidentin e autobusit kosovar ku vdiqën 10 persona

Policia kroate jep detaje për aksidentin e autobusit kosovar ku vdiqën 10 persona

Pamje nga aksidenti i autobusit kosovar në Kroaci, ku vdiqën 10 persona

Pamje nga aksidenti i autobusit kosovar në Kroaci, ku vdiqën 10 persona

LAJMI I FUNDIT: Autobusi nga Kosova aksidentohet në Kroaci, 10 të vdekur

LAJMI I FUNDIT: Autobusi nga Kosova aksidentohet në Kroaci, 10 të vdekur

Presidentja Osmani pas eleminimit të Majlinda Kelmendit: Me ty jemi të gjithë, e arta jonë

Presidentja Osmani pas eleminimit të Majlinda Kelmendit: Me ty jemi të gjithë, e arta jonë

Xhudistja Majlinda Kelmendi ndalet në rrethin e parë të garës në Tokio

Xhudistja Majlinda Kelmendi ndalet në rrethin e parë të garës në Tokio

Vuçiq: Do të kemi presione të mëdha lidhur me Kosovën

Vuçiq: Do të kemi presione të mëdha lidhur me Kosovën