Ushtarak nga Kosova dhe Shqipëria bënë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”

E publikuar: 07/03/2023 15:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në nderim të 25 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së” delegacioni nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), të shoqëruar nga delegacioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës bënë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe u takuan me përfaqësuesin e familjes Jashari, Rifat Jashari.

Delegacioni i FARSH-së i cili është duke qëndruar për vizitë në Kosovë drejtohet nga gjeneral brigade Ilir Xhepexhia i shoqëruar nga gjeneral brigade Sefer Isufi dhe oficerë të lartë të FARSH-së, FSK-së dhe dy ekipeve të futbollit të cilët do të luajnë lojë miqësore në kuadër të manifestimit të “Epopesë së UÇK-së”.