United nuk e ka ndërmend të ndalet, shënon golin e 5-të ndaj Leeds

E publikuar: 14/08/2021 15:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester United është duke bërë festival golash në ndeshjen që është duke e zhvilluar ndaj Leeds.

Manchester United tani janë duke udhëhequr me rezultat 5-1 ndaj Leeds.

Plot 5 gola janë shënuar në pjesën e dytë, katër nga United dhe një nga skuadra e Leeds.

Bruno Fernandes ka realizuar hat-trick, gjersa dy golat e tjerë i kanë shënuar Greenwood dhe Fred, gjersa për golin e Leeds u përkujdes Ayling.

United me këtë performancë po tregojnë se do të jenë të frikshëm për këtë sezon, duke shtuar faktin që Jadon Sancho dhe Raphael Varane nuk janë paraqitur ende në këtë takim.