UNICEF: Kosova në fillim të Qershorit pritet të furnizohet edhe me 100 mijë e 620 doza të vaksinës

E publikuar: 12/05/2021 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Programi i UNICEF’it në Kosovë ka bërë të ditur edhe njëherë se Kosova në fillim të muajit qershor do të furnizohet edhe me 100 mijë e 620 doza të vaksinës Anti-COVID nga COVAX.

Nga ky program kanë folur edhe për ardhjen e 38 mijë e 400 dozave të vaksinës Anti-COVID sot në Kosovë.
“Përmes institutit COVAX, UNICEF do të prokurojë dhe dorëzojë vaksina për 20 për qind të popullsisë së përgjithshme të Kosovës. Përveç prokurimit të vaksinave, UNICEF po mbështet institucionet e Kosovës në përgatitjet për marrjen dhe shpërndarjen e vaksinës COVID-19, duke përfshirë trajnimin e ekipeve të vaksinimit dhe sigurimin e shiringave dhe kutive të sigurisë për asgjësimin e shiringave, si dhe ftohjen rinovimet kritike të infrastrukturës së zinxhirit të ftohtë”, është thënë nga Programi i UNICEF’it në Kosovë.