Unaza e kryeqytetit projekti më i madh që Qeveria synon ta realizojë me ndihmën e BERZH-it

E publikuar: 23/02/2018 20:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Unaza e kryeqytetit pritet të jetë projekti më i madh që Qeveria e Kosovës do ta prezantojë të hënën më 26 shkurt në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor që do të organizohet në Londër.

Për këtë projekt të ideuar qysh në vitin 2009 pritet të kërkohen mbi 60 milionë euro.

Zyrtarë të qeverisë i kanë thënë KTV-së se lista e projekteve, e përgatitur gjatë 4 muajve, përfshin fusha të ndryshme si në projektet publike, ashtu edhe në ato private.

Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit ka një përgatitje më serioze, por Safet Gërxhaliu nga Oda Ekonomike e Kosovës ka dyshime.

Ai thotë se vërehet një hezitim i madh i sektorit privat që të konkurrojë në këto projekte.

Aktualisht, Kosova është në borxhe të jashtme që kapin vlerën e 1 miliard eurove apo 16% nga 40% sa aktualisht vendit i lejohet të hyjë në borxhe të jashtme.

Sipas informatave të publikuara në ueb faqen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, takimi do të nisë nga ora 8 e mëngjesit, ndërsa përfaqësimi do të jetë sipas formulës së gimnihut apo pa simbole./koha.net/