Ultimatumi i Naftëtarëve për Kurtin: Plotësoji këto kërkesa ose i mbyllim të gjitha pompat e derivateve

E publikuar: 09/06/2022 14:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shoqata e Naftëtarëve ka dalë kundër vendimit të paralajmëruar të Qeverisë për rregullimin e çmimeve të derivateve në vend, sipas së cilit parashihen kufizime në fitimet e naftëtarëve.Në një letër që kjo shoqatë ua ka dërguar kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave ka kërkuar ulje të akcizës dhe TVSH’së për produktet e naftës.

Ka paralajmëruar edhe mbyllje të pompave të derivateve në gjithë vendin, nëse kërkesat e tyre s’merren parasysh.“Qeveria, nëse me të vërtetë është e interesuar të mbroj konsumatorin, do të ishte e pritshme të reagonte njëlloj me Qeveritë e vendeve të rajonit dhe të BE’së nëpërmjet uljes së akcizës dhe/ose TVSH’së për produktet e naftës”, thuhet në letrën e tyre.