Ukraina afër ta marrë statusin e menjëhershëm të kandidatit për BE

17.06.2022 09:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ukraina afër ta marrë statusin e menjëhershëm të kandidatit për BE

Vendet udhëheqëse të BE-së tregojnë solidaritet politik për kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në BE. Samiti i BE-së do të vendosë javën e ardhshme, nëse Ukraina do të marrë statusin e lakmuar të kandidatit.

Krerët e shteteve dhe të qeverive të Gjermanisë, të Francës, të Italisë dhe të Rumanisë u shprehën në Kiev në favor të dhënies së statusit të menjëhershëm të kandidatit për në BE-në Ukrainës dhe republikës fqinje të Moldavisë. Kancelari Federal Olaf Scholz theksoi: “Ukraina është pjesë e familjes evropiane”.

Komisioni i BE-së dëshiron të paraqesë sot (17.06) rekomandimin për dhënien e statusit të menjëhershëm të kandidatit për Ukrainën dhe Moldavinë, por vendimi për këtë duhet të merret njëzëri dhe kjo mund të ndodhë ndoshta në samitin e javës së ardhshme në Bruksel.

Kritere të qarta

Megjithatë pranimi në Bashkimin Evropian lidhet me “kritere të qarta” të cilat “duhet të respektohen nga të gjithë”. Ndër to bëjnë pjesë demokracia dhe sundimi i ligjit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, theksoi se statusi i kandidatit duhet të shoqërohet me një udhërrëfyes konkret dhe në këtë mes duhet të merren parasysh edhe dëshirat për anëtarësim të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, tha në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelarin Olaf Scholz, presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministrin italian, Mario Draghi, dhe presidentin rumun, Klaus Iohannis: “Vendi ynë është i gatshëm të bëjë gjithçka që është e nevojshme për t’u bërë një anëtar i plotë i BE-së”. Statusi kandidat për anëtarësim në BE është një “mundësi historike” për të forcuar stabilitetin evropian.

Evropa përkrah Ukrainës deri në fitore

Por ndërsa lidhur me statusin e kandidatit për Ukrainën kancelari ishte i qartë, ai nuk u shpreh qartë lidhur me kërkesat e Ukrainës për tanke dhe armë gjermane. Në konferencën për shtyp Olaf Scholzi nuk premtoi furnizime të reja me armë, megjithëse nevoja për to në Ukrainë po rritet çdo ditë për shkak të luftimeve të ashpra në Donbas. Kancelari përsëriti zotimet e mëparshme për tanke Gepard dhe raketa, por nuk përmendi afate për dërgimin e tyre. Edhe presidenti francez Macron premtoi se do të dërgojë sërish raketa, por asgjë më shumë. DW

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shala: Dokumenti i nënshkruar sot nuk mund të ratifikohet në Kuvend, e çuditshme si nuk u ndryshua asjgë nga marrëveshja e vitit 2013-2015

Shala: Dokumenti i nënshkruar sot nuk mund të ratifikohet në Kuvend, e çuditshme si nuk u ndryshua asjgë nga marrëveshja e vitit 2013-2015

Kurti: Po punojmë për krijimin e një politike kulturore, që do të rezultojë me demokraci dhe gjithpërfshirje

Kurti: Po punojmë për krijimin e një politike kulturore, që do të rezultojë me demokraci dhe gjithpërfshirje

Osmani për marrëveshjen për energjinë: E një rëndësie vendimtare, zbatimi hap kyç

Osmani për marrëveshjen për energjinë: E një rëndësie vendimtare, zbatimi hap kyç

Krasniqi për marrëveshjen për energjinë: Kurti po e kupton që proceset në të kaluarën ishin të dobishme

Krasniqi për marrëveshjen për energjinë: Kurti po e kupton që proceset në të kaluarën ishin të dobishme

Punimet në rrjet, këto zona do të mbesin pa rrymë

Punimet në rrjet, këto zona do të mbesin pa rrymë

Ambasada amerikane reagon pas marrëveshjes për energjinë – bën thirrje për angazhim në dialog

Ambasada amerikane reagon pas marrëveshjes për energjinë – bën thirrje për angazhim në dialog

Abdixhiku: Tash qytetarët ta dëgjojnë nga Kurti a po e legalizon Serbia ndikimin në Kosovë

Abdixhiku: Tash qytetarët ta dëgjojnë nga Kurti a po e legalizon Serbia ndikimin në Kosovë

​Osmani takohet me një grup të grave të komunitetit egjiptian

​Osmani takohet me një grup të grave të komunitetit egjiptian

Berisha: Ballkani i Hapur asgjëson Kosovën

Berisha: Ballkani i Hapur asgjëson Kosovën

Prokuroria nis hetimet për pajisjen me pasaportë diplomatike të Valdrin Sahitit

Prokuroria nis hetimet për pajisjen me pasaportë diplomatike të Valdrin Sahitit

Borrell uron Kurtin dhe Vuçiqin për nënshkrimin e marrëveshjes për energji: Ky është një hap i rëndësishëm

Borrell uron Kurtin dhe Vuçiqin për nënshkrimin e marrëveshjes për energji: Ky është një hap i rëndësishëm

Kurti takohet me të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë

Kurti takohet me të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë

“Paguar më 1999”, veterani Qeriqi befasohet nga klinika ku u kontrollua e bëri analiza

“Paguar më 1999”, veterani Qeriqi befasohet nga klinika ku u kontrollua e bëri analiza

Gjermania reagon pas marrëveshjes për energjinë: Mbështesim plotësisht hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve

Gjermania reagon pas marrëveshjes për energjinë: Mbështesim plotësisht hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve

Marrëveshja me Serbinë për rrymën, Anton Berisha ka një pyetje për Besnik Bislimin

Marrëveshja me Serbinë për rrymën, Anton Berisha ka një pyetje për Besnik Bislimin

Kurti pret në takim aktivistët e shoqërisë civile të Serbisë

Kurti pret në takim aktivistët e shoqërisë civile të Serbisë