UEFA kërkon me çdo kusht dënime

E publikuar: 12/05/2021 14:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

UEFA raportohet të ketë hapur një ‘hetim’ për të parë nëse është e mundur të sanksionohet Real Madrid, Barcelona dhe Juventus.

Tani, siç është njoftuar nga UEFA, inspektorët e etikës dhe disiplinës janë caktuar të ‘hetojnë’ gjithçka që ka ndodhur dhe të kontrollojnë nëse është e mundur të sanksionohen Real Madrid, Barcelona dhe Juventus, raporton Marca.

“Në përputhje me nenin 31 (4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, inspektorët e etikës dhe disiplinës së UEFA-së janë emëruar sot për të kryer një hetim disiplinor për një shkelje të mundshme të kornizës ligjore të UEFA-s nga Real Madrid CF, FC Barcelona dhe Juventus FC në lidhje me projektin e quajtur ‘Superliga’ “, thuhet në njoftim.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, dëshiron me çdo kusht që të ndëshkojë klubet themeluese të Superligës, e madje ata janë të gatshëm që të ‘falin’ klubet angleze që vendosën të largohen nga kjo ligë.

Ceferin është shprehur se njerëzit që besojnë se Superliga ende ekziston, janë të njëjtë me ata që thonë se toka është e rrafshët.

“Megjithatë, ata do të japin përgjegjësi, në këtë mënyrë ne do të mbledhim të gjitha faktet dhe do të shohim mundësitë”, ka thënë Ceferin.

Superliga Evropiane tanimë cilësohet si një projekt i dështuar, i menduar fillimisht nga 12 klube ‘të pasura’ nga kontinenti më i vjetër në botë.