U raportua se planifikohej vrasja e tij, flet Xhavit Haliti: Kam pasur paralajmërime

E publikuar: 19/09/2022 13:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, ka folur për Gazetën Express pas publikimit të informacioneve në mediumin “A2 news”, tekst i shkruar bazuar në dokumentin e publikuar nga hakerët, në të cilin thuhet se në vitin 2021 ishte planifikuar vrasja e kryeministrit Albin Kurti, Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit.

Sipas këtij raportimi, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë kishte marrë informacione për atentat ndaj tri figurave të përmendura më lartë.

Deputeti Xhavit Haliti tha se ka pas paralajmërime nga policia për atentat ndaj tij, por thekson se situatat si kjo ai i ka “të rregullta”.

“Unë kam pas paralajmërime, më kanë lajmëru edhe policia. U kanë një kohë kur më kanë ruajt, unë i kam këto të përhershme që nga viti 85, i kam kështu të rregullta”, tha Haliti.