A u nda Pacolli me LDK-në për para?

E publikuar: 05/09/2017 20:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me një letër Pacolli lajmëroi LDK-në për prishjen e bashkëjetesës.

Pas kësaj, ai u takua më kryeministrin në detyrë, Isa Mustafa. Tri herë, Pacolli udhëtoi jashtë vendit dhe u takua me siç tha ai, faktorin ndërkombëtar. Pa pasur pajtim në programe, Pacolli theksoi se nuk do të bënte marrëveshje as me PAN-in dhe askënd tjetër.

Ndonëse, të gjitha dakordimet dhe harmonizimet mes PAN-it dhe AKR-së ndodhën ditën e djeshme.

“Prej orës 12:00 deri në 18:00”, ka thënë ai.

Lëkundjet brenda bashkëpunimit të LAA-së, Pacolli thotë se lindën prej seancës së fundit.

“Me dështimin e seancës së fundit kam qenë shumë i irrituar, i pashë akuzat që ndodhën, unë isha shumë i hidhëruar dhe aty kam pas një intervistë, është një deklaratë për medie, kam thënë se neve AKR-së na ka mbet, ose të shkrihemi diku e të jemi pa vlerë, ose ta lëmë politikën ose ne ta zgjedhim një rrugë tjetër dhe këtë kam pritur edhe tetë ditë tjera që të ribashkohemi. Ka pas tentativë prej neve dhe Alternativës, kemi insistuar që të vazhdoj dialogu dhe u morëm vesh për një datë, që ishte e hëna e kaluar”, ka thënë Pacolli.

Kreu i AKR-së foli edhe rreth gjobave për të cilat thotë se LDK nuk i lajmëroi që i kishin marrë gjatë fushatës. Ai thotë se shuma prej 27.000 eurove ishte edhe një ndër shkaktarët tjerë të hidhërimit karshi partnerit të koalicionit.

“Kemi pas oferta por ju garantoj asnjëherë nuk jam ulë të bisedoj për një koalicion sepse fizikisht e shpirtërisht isha në anën tjetër. Gjerat vijnë në moment, e nxjerr një hallkë dhe ajo e nxjerr tjetrën. Dje i shkruam letër LDK-së, pasi ka pas edhe një hidhërim tjetër që ka prek edhe xhepat tanë, gjatë fushatës kanë ardhur gjobat edhe për AKR-në, diku deri në 27.000 euro, ne nuk kemi ditur për ekzistimin e këtyre gjobave, për disa tjera kemi ditur dhe jemi ankuar. Në momentin e fundit e kuptojmë se janë 27.000 euro gjoba për të paguar dhe në anën tjetër, ka qenë në rregull që të na thonë se kemi gjoba.