U.D. Kryeprokurori i Shtetit takoi Drejtoreshën e OPDAT-it për Evropën Qendrore dhe Lindore

E publikuar: 29/03/2023 17:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prishtinë, 29 mars 2023 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka zhvilluar takim me Drejtoreshën e Programit të Departamentit të Drejtësisë Amerikane për Ndihmë, Trajnim dhe Zhvillim Prokurorial Jashtë Vendit (OPDAT), për Evropën Qendrore dhe Lindore znj. Pranga Soni.

Të dy bashkëbiseduesit patën takim të frytshëm lidhur me bashkëpunimin që institucioni i Prokurorit të Shtetit e ka me OPDAT-in, mbështetjen e deritanishme që ky mekanizëm i Departamentit të Drejtësisë Amerikane e ka dhënë për sistemin prokurorial në Kosovë, si dhe për vazhdimin e përkrahjes dhe mbështetjes edhe në të ardhmen në tejkalimin e sfidave dhe nevojave, të cilat i ka institucioni i Prokurorit të Shtetit.

U.D. Kryeprokurori Kelmendi, ka falënderuar Drejtoreshën e OPDAT-it për vizitën në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, me ç‘rast ka vlerësuar lartë përkrahjen dhe mbështetjen që populli dhe shteti amerikan e kanë dhënë dhe vazhdojnë ta japin për Republikën e Kosovës dhe institucionet e saja të drejtësisë, në veçanti për Prokurorin e Shtetit.