U akuzua se sulmoi një anëtar të Demokratëve për Drenasin, flet Ramiz Lladrovci

16.10.2021 23:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
U akuzua se sulmoi një anëtar të Demokratëve për Drenasin, flet Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pasi Demokratët për Drenasit, subjekt rival i Lladrovcit në zgjedhje lokale, akuzoi kryetarin e Drenasit për sulm ndaj Fatmir Dugollit – anëtar i shtabit zgjedhor nga Demokratët.

Në reagimin e Demokratëve për Drenasin, thuhet se Lladrovci e kërcënoi dhe sulmoi fizikisht Fatmir Dugollin.

E Lladrovci për Express ka thënë se nuk ka pasur kurrfarë konflikti e as sulm fizik. Sipas tij, kjo është tendencë për viktimizim.

“Ju njoftoj se nuk ka pasur kurrfarë konflikti as sulmi fizik. Kjo është tendencë për viktimizim të një subjekti garues që pas fushatës tonë të shkëlqyer përpiqet të marrë vëmendjen”, ka thënë Lladrovci për Express.

Lladrovci tregoi versionin e tij të rrjedhës së ngjarjes. Sipas tij, me Dugollin ka patur vetëm një përshëndetje dhe secili ka shkuar në drejtimin e vet.

“Kamerat e sigurisë janë në endin e ngjarjes dhe mund të verifikohet lehtë se krejt çka ka ndodhur, në hyrje të një lokali, jemi përshëndet dhe secili ka shkuar në drejtimin e vet”, ka thënë Lladrovci.

“Të nderuar, Ju njoftoj se nuk ka pasur kurrfarë konflikti as sulmi fizik. Kjo është tendencë për viktimizim të një subjekti garues që pas fushatës tonë të shkëlqyer përpiqet të marrë vëmendjen. Nuk ka pasur as sulm as tendencë për sulm ndaj ish kandidatit për kuvend nga PDK, tash anëtar i një subjekti tjetër politik. E vetmja e vërtetë është se jemi përshëndet dhe jemi ndarë si miq, asgjë më shumë. Kamerat e sigurisë janë në endin e ngjarjes dhe mund të verifikohet lehtë se krejt çka ka ndodhur, në hyrje të një lokali, jemi përshëndet dhe secili ka shkuar në drejtimin e vet. Ky inskenim gjatë heshtjes zgjedhore bëhet me qëllim të caktuar”, ka thënë Lladrovci.

Subjekti politik “Demokratët për Drenasin” kanë akuzuar kandidatin për kryetar të PDK’së, Ramiz Lladrovci, se e ka sulmuar fizikisht anëtarin e tyre, Fatmir Dugolli.

Të njëjtit kanë thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë forcat e rendit, por këta të fundit kanë qenë të paqasshëm.

Demokratët nga Drenasi është një fraksion, kryesisht, i përbërë nga disa persona që kanë dalë nga dega e PDK-së në Drenas, pasi kryesia e PDK-së zgjodhi që si kandidat për kryetar ta kandidojë Ramiz Lladrovcin.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Akuza të rënda ndaj komisionerit evropian: Hahn i përfshirë në afera korruptive

Akuza të rënda ndaj komisionerit evropian: Hahn i përfshirë në afera korruptive

“Ku e gjete që na e solle doktor?”/ Demokrati-Berishës: E more thri, e bëre morr, tani do të të hajë! Ka dy fjalë edhe për Yuri Kim

“Ku e gjete që na e solle doktor?”/ Demokrati-Berishës: E more thri, e bëre morr, tani do të të hajë! Ka dy fjalë edhe për Yuri Kim

Ganezja: Më martoi për letra, shqiptari do të më marrë fëmijën

Ganezja: Më martoi për letra, shqiptari do të më marrë fëmijën

Abbott: Qeveria të dëgjojë me kujdes shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë për procesin e Vettingut

Abbott: Qeveria të dëgjojë me kujdes shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë për procesin e Vettingut

Pacolli “provokon” Kurtin në lidhje me pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit

Pacolli “provokon” Kurtin në lidhje me pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit

Sonte pritet të lëshohet në punë Blloku A4 i Termocentralit ‘Kosova-A’

Sonte pritet të lëshohet në punë Blloku A4 i Termocentralit ‘Kosova-A’

Barrierat në shoqëri më të rënda se invaliditeti

Barrierat në shoqëri më të rënda se invaliditeti

Kurti-Jasharit: Ushtria si vazhdimësi e UÇK-së është shtylla mbi të cilën mbështetet Republika jonë

Kurti-Jasharit: Ushtria si vazhdimësi e UÇK-së është shtylla mbi të cilën mbështetet Republika jonë

Gjykata Supreme refuzon kërkesën e VV-së për zgjedhjet në Prizren

Gjykata Supreme refuzon kërkesën e VV-së për zgjedhjet në Prizren

Të hënën, Kuvendi shqyrton pikat e papërfuduara të pesë seancave

Të hënën, Kuvendi shqyrton pikat e papërfuduara të pesë seancave

Bajqinovci: Nuk ka vendim e as dhënie në shfrytëzim të pajisjeve ushtarake për policinë

Bajqinovci: Nuk ka vendim e as dhënie në shfrytëzim të pajisjeve ushtarake për policinë

Samiti për demokraci përballë ndasive politike

Samiti për demokraci përballë ndasive politike

Ministri Sveçla mori pjesë në forumin ministerial në Brdo të Sllovenisë

Ministri Sveçla mori pjesë në forumin ministerial në Brdo të Sllovenisë

Përveç zyrtarëve komunalë, policia arrestoi edhe 19 qytetarë që dyshohen për dallavere me subvencione

Përveç zyrtarëve komunalë, policia arrestoi edhe 19 qytetarë që dyshohen për dallavere me subvencione

Asnjë i vdekur dhe 13 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Asnjë i vdekur dhe 13 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Haradinaj: Personat me Aftësi të Kufizuara janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë

Haradinaj: Personat me Aftësi të Kufizuara janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë