Tusk flet para Samitit në Sofje, ja çka thotë!

E publikuar: 16/05/2018 16:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Këshillit Evropian, Donal Tusk, ka folur një ditë para takimit që pritet të ndodhë më 17 maj në Sofje.

Ai thotë se nesër do të takojë partnerët e Ballkanit Perëndimor për herë të parë në pesëmbëdhjetë vjet.

“Do të jetë një mundësi për të dyja palët që të riafirmojnë se perspektiva evropiane mbetet zgjidhja gjeostrategjike e Ballkanit Perëndimor. Përtej perspektivës afatgjate, ne duam të tregojmë se kujdesemi për zhvillimin socio-ekonomik në rajon këtu dhe tani”, ka shtuar ai.

Sipas Tusk, investimi në lidhjet infrastrukturore dhe njerëzore me dhe brenda Ballkanit Perëndimor është në interesin më të mirë të BE-së, për të cilin tha se do të jetë objektivi i Samitit.

“Unë shpresoj që t’i sjellim miqtë tanë të Ballkanit Perëndimor më afër BE-së”, është shprehur Tusk./zeri.info/