Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe drejt normalizimit të marrëdhënieve

E publikuar: 22/06/2022 15:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka udhëtuar në Turqi për herë të parë pas disa vitesh, për bisedime me presidentin Rexhep Tajip Erdogan, me synimin për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet që u prishën pas vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, në vitin 2018, në konsullatën saudite në Stamboll.

Vizita vjen si pjesë e një turneu të princit, i cili vizitoi Egjiptin dhe Jordaninë në fillim të kësaj jave.

“Takimi pritet të sjellë një normalizim të plotë dhe një rivendosje të periudhës para krizës. Do të fillojë një epokë e re”, tha një zyrtar i lartë turk .

Lidhjet mes Ankarasë dhe Riadit u përkeqësuan pas vrasjes së Khashoggi në tetor 2018.

Erdogan në atë kohë fajësoi nivelet më të larta të qeverisë saudite. Princi ka mohuar çdo përfshirje në vrasje.

Megjithatë, Ankaraja e ndërpreu gjyqin e vrasjes në prill, pas një përpjekjeje prej muajsh për të përmirësuar marrëdhëniet. Marrëdhëniet u përmirësuan nga miratimi i Ankarasë për një kërkesë për transferimin e gjyqit në Riad.

Grupet e të drejtave të njeriut e dënuan vendimin, duke thënë se Arabia Saudite nuk mund të zhvillonte një gjyq të drejtë.

Mohammed bin Salman ka shfrytëzuar pasurinë e madhe të Arabisë Saudite dhe kapacitetin e prodhimit të naftës për të zbutur kritikat ndaj historikut të abuzimit të të drejtave të njeriut në vend. Nga ana tjetër, Erdogan po kërkon mbështetje financiare që mund të ndihmojë në lehtësimin e ekonomisë së rrënuar të Turqisë, para zgjedhjeve të ngushta për presidencën, që priten më 2023.

Zyrtarët turq thanë se gjatë vizitës do të nënshkruhen marrëveshje për energjinë, ekonominë dhe sigurinë, ndërsa po punohet edhe për një plan për hyrjen e fondeve saudite në tregjet e kapitalit në Turqi, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

Ekonomia e Turqisë është e tensionuar keq nga një rënie e lirës dhe inflacioni që shkon mbi 70 për qind. Fondet saudite dhe valuta e huaj mund të ndihmojnë Erdoganin të sigurojë mbështetjen para zgjedhjeve, thonë analistët.