Trump takon liderët e 7 vendeve më të industrializuara të botës

E publikuar: 26/05/2017 09:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Turi i Trump do të ketë ndalesën e radhës në Itali. Presidenti amerikan, Donald Trump, do të marrë pjesë në samitin e G7-ës në Sicili, ku do të takohet udhëheqësit e ekonomive më të mëdha botërore, duke shënuar kështu pjesën e fundit të udhëtimit të tij të parë presidencial.

“BBC” raporton se takimi i sotën pritet të kalojë me një debat të ashpër mbi çështje si tregtia dhe ndryshimet klimatike. Pjesë e vendeve të G7-ës janë Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA. BE-ja ka gjithashtu shumë përfaqësues.

Katër nga liderët e grupit , duke përfshirë edhe Presidentin Trump, Kryeministren britanik Theresa May dhe liderin francez , do të ulen për herë të parë rreth tryezës. Mediat britanike njoftojnë se pritet të ketë marrëveshje mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe se gjithashtu priten diskutime serioze me Kryeministrin e Japonisë lidhur me kërcënimin e Koresë së Veriut. Samiti vjen vetëm disa ditë pas bombardimeve vdekjeprurëse në Mançester ku një sulmues kamikaz vrau 22 persona, shumica të rinj.