Trump si president më 2024, Grenell zëvendës i tij në Shtëpinë e Bardhë? (VIDEO)

E publikuar: 25/06/2022 20:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Për katër vjet sa Donald Trump ishte President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, qe njëri nga njerëzit më të besuar të tij.

Lidhja politike mes dy republikanëve tani ka gjasë të bëhet edhe më e madhe.

Ndonëse nuk është vendim final, Trump ka dhënë sinjale të forta se do të kandidojë për t’u bërë sërish president më 2024, përderisa Grenell, po konsiderohet si kandidat për nënpresident të SHBA-ve.

Mediat amerikane, kanë shkruar për këtë mundësi duke informuar edhe për aktivitet që Grenell së fundmi e zhvilloi, njofton Klan Kosova.

Ai u pa në disa shtete sikur në Iowa, duke folur në klube të ndryshme të interesi.

Pos për vizionin për Amerikën e 2024-së me president të ri, Grenell, flet për fitoren që sipas tij republikanët duhet ta shënojnë ndaj demokratëve, gjatë zgjedhjeve që mbahen në vjeshtë për Senat e Dhomën e Përfaqësuesve.

55-vjeçari, ka një karrierë të bujshme prej diplomati.

Gjatë, presidencës së Trump, Grenell, mbajti postin e shefit të krejt shërbimeve të inteligjencës, e paraprakisht ambasador amerikan në Berlin, nga ku u emërua nga presidenti Trump, i Dërguar Special për negociatat e paqes Kosovë-Serbi.

Nën këtë titull, Grenell, u bë kumbar i marrëveshjes mes dy shteteve që u nënshkrua më 4 shtator 2020, në Shtëpinë e Bardhë.

Nënshkrimi i zotimeve i solli Kosovës njërin nga sukseset më të mëdha në politikën e saj të jashtme njohjen e ndërsjellë me Izraelin.

Gjatë mbajtjes së postit të emisarit, Grenell disa herë vizitoi Kosovën.

Ndërkohë për dy ditë qëndroi për vizitë në nëntor të vitit të kaluar, kur tha se këtu erdhi si qytetar i thjeshtë amerikan.

Nga pika kufitare me Serbinë në Merdar të Podujevës, ai tha se Kosova e Ballkani meriton lidershipin amerikan.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!