Trump: Putini po e mbron një person të ligë, sepse Assad është kafshë

E publikuar: 12/04/2017 11:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka quajtur kafshë presidentin sirian, Bashar al-Assad.
Trump ka shtuar se presidenti rus, Vladimir Putin, është duke e mbrojtur një person të ligë në Siri, transmeton Express.

“Përkrahja e Putinit për Assadin është tepër e keqe për Rusinë, e po ashtu edhe për njerëzimin,” ka thënë Trump për Fox Business Network.

Trump është duke e rritur presionin ndaj Putinit që ta braktisë Assadin tamam kur sekretari i shtetit i SHBA-së, Rex Tillerson, është duke e vizituar Moskën.