Trump: Izraeli dhe Maroku dakord të normalizojnë marrëdhëniet diplomatike

E publikuar: 10/12/2020 20:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sot në mbrëmje se Maroku ka rënë dakord për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, duke u bërë kështu shteti i katërt arab që pranon të njohë shtetin hebre në muajt e fundit.

“Një tjetër përparim historik sot! Dy miqtë tanë të mëdhenj, Izraeli dhe Mbretëria e Marokut kanë rënë dakord për marrëdhënie të plota diplomatike, një përparim masiv për paqen në Lindjen e Mesme”, shkroi ai në Twitter, raporton ATSh.

Kohët e fundit Izraeli ka bërë marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe, Sudanin dhe Bahreinin, njohja e parë e shtetit hebre nga kombet arabe në një çerek shekulli.