Trump heziton ta pranojë humbjen

E publikuar: 07/11/2020 18:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Donald Trump duket se nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve, pavarësisht se Joe Biden u shpall Presidenti i Shteteve të Bashkuara.

“Stafi ynë elektoral do të fillojë menjëherë procedurat ligjore për t’u siguruar se ligjet elektorale janë zbatuar dhe të vërtetohet që postin do e marrë fituesi i duhur”, tha Trump.

Fushata pretendon për disa sfida ligjore në Filadelfia edhe pse nuk ka prova për parregullsi.

Mbikëqyrës të të dyja partive kanë qenë të pranishëm gjatë numërimit të votave.