“Tronditet” United, lëndohet futbollisti që po e mbanë gjallë skuadrën

E publikuar: 05/05/2017 11:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester United është skuadra më e pafat në Evropë në javët e fundit. Skuadra e madhe angleze ka humbur disa lojtarë kryesorë në muajin e fundit për shkak të lëndimeve.

Pas ndeshjes me Celta Vigon, Jose Mourinho e ka marrë konfirmimin e radhës pasi që Marcus Rashford duket se ka një lëndim serioz.

Ylli anglez është njeriu kryesor i skuadrës në ndeshjet e fundit duke qenë vendimtar në shumë ndeshje.

I njëjti e shënoi mbrëmë golin e vetëm në gjysëmfinalen e shënuar ndaj Celta Vigos. Sipas të gjitha gjasave, Rashford nuk do të mund të luaj më në këtë edicion./Indeksonline/